Categories Lajme

Pandemia e la në shtëpi, piloti bën punën që askujt nuk ia priste mendja (Fotoja që u bë virale)

Një ish-pilot është bërë i famshëm në rrjetet sociale, falë një postimi që u bë viral ku krahasonte uniformat e tij të punës, para dhe pas pandemisë së Covid 19. Patrick Pawelczak u bë i famshëm pasi ndau historinë e tij në rrjetin Linkedin, ku ka arritur më shumë se 15 milionë shikime brenda një dite.

Postimi kishte të bëntë me historinë e tij sesi e përshkruante punën, ku 12 muaj më parë ishte “ ankuar se punonte më shumë se 700 orë gjatë një viti”, dhe tashmë e kishte humbur pozicionin që kishte. Pawelczak kishte punuar për kompaninë ajrore sllovake Go2Sky, derisa pandemia e kishte detyruar atë të mbyllej, dhe tashmë ai i ishte drejtuar sektorit të ndërtimit. “Unë doja të ndaja përvojën time për të punuar në ndërtim dhe duke treguar që të gjithë jemi duke vazhduar, pavarësisht se nuk jemi në gjendje të fluturojmë”, i tha ai AeroTime.

Ai është shprehur se edhe pse nuk kishte dijeni sesi do ishte e ardhmja, ka thënë se është i lumtur që tani është me familjen e tij dhe sheh sesi vajza e tij rritet. Pandemia e mbylli punën e tij, dhe i pashpresë se çfarë do bëhej me të, vendosi që nga pilot të kalonte në ndërtim, edhe pse ai nuk e kishte bërë asnjëherë më parë. “Unë do të vazhdoj të bëj gjithcka që duhet të bëj derisa të filloj të fluturoj përsëri dhe mezi e pres atë ditë,” shkroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME