Categories Bota

Pandemia shton rastet e martesave të vajzave të vogla

Shumë vajza në botë vazhdojnë të martohen që fëmijë. Pandemia e ka shtuar këtë praktikë me 25 për qind në vendet e prapambetura ku janë mbyllur shkollat, në rastet kur ato kanë humbur një prind ose për arsye ekonomike. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët parashikon që 10 milionë vajza të reja të martohen kundër dëshirës së tyre këtë dhjetëvjeçar.

Në një studim të titulluar “COVID-19, rrezik për progresin kundër martesave të fëmijëve”, UNICEF-i vëren se mbyllja e shkollave, stresi ekonomik, shtatzënitë dhe vdekjet e prindërve për shkak të koronavirusit po i vënë vajzat më të varfra para rrezikut të martesës së parakohshme. “Dita Ndërkombëtare e Grave është momenti kyç që të kujtojmë se këto vajza kanë për të humbur shumë nëse nuk veprojmë urgjentisht, arsimimin, shëndetin dhe të ardhmen e tyre,” deklaroi drejtuesja e UNICEF-it, Henrieta For.

Martesa e fëmijëve është një traditë e vjetër e cila në botë po praktikohet më rrallë. OKB-ja synon që t’i japë fund asaj brenda vitit 2030, por pandemia e ka vështirësuar arritjen e objektivit. Nga 650 milionë gra dhe vajza të martuara që të vogla në botë, gjysma e tyre jetojnë në 5 vende: në Bangladesh, Brazil, Etiopi, në Indi dhe në Nigeri.

UNICEF-i vëren një lidhje mes martesave që në vegjëli dhe varfërisë së një vendi. Agjencia e OKB-së praktika mund të reduktohet më tej nëse fillohet me rihapjen e shkollave të mbyllura nga pandemia, me ligje dhe politika efikase që u garantojnë vajzave akses në shërbimet shëndetësore dhe sociale, dhe nëse merren masa për mbrojtjen e familjeve më të rrezikuara nga varfëria dhe dhuna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME