Categories Kuriozitete

Pandemia ua shton më shumë fitimet Bezos, Musk dhe Zuckerberg-ut

Pandemia globale, përveç gjithë telasheve, ka bërë që të pasurohen akoma më shumë, miliarderët amerikanë. Nga 18 marsi, kur edhe nisën izolimet, 643 miliarderë amerikanë kanë fituar 845 miliardë dollarë; 141 miliardë në muaj ose 4.7 miliardë dollarë në ditë. Shifra stratosferike falë të cilave, perandoria e tyre rritet nga 2950 miliardë dollarë në 3800 miliardë dollarë. Ai që ka bërë llogaritë e të pasurve amerikanë është instituti për studime politike, sipas të cilit, fituesi më i madh i pandemisë është Jeff Bezos.

Pasuria e pronarit të “Amazon” është rritur me 65 përqind ose me 73,2 miliardë dollarë nga fillimi i krizës në një shifër rekord prej 186.2 miliardësh, me çka edhe ka marrë titullin e njeriut më të pasur të botës. Nuk mund të ankohen as Elon Musk, pasuria e të cilit është rritur me 24 përqind, duke shkuar në 92 miliardë dollarë, dhe Mark Zuckerberg. Numri një i Facebook-ut, pavarësisht kritikave dhe skandaleve, ka parë që pasuria e tij të rritet me 84 përqind duke shkuar në 100.6 miliardë dollarë.

Fitimet marramendëse i kundërvihen 200 mijë viktimave të koronavirusit në SHB dhe arkave të zbrazura të amerikanëve dhe shteteve të caktuara, duke dëshmuar qartësisht pabarazitë. Një hendek që rritet dhe nxjerr edhe një herë në skenë debatin për taksimin e të pasurve.

Nju Xhersi ka miratuar nëj rritje të taksave të të pasurve me objektiv shërimin e llogarive publike të rrënuara nga virusi. Në kongres, demokratët kanë propozuar një taksë të sheshtë prej 60 përqindësh të fitimeve të miliarderëve nga 18 marsi deri në fund të vitit për të ndihmuar klasën e mesme që të mbulojë shpenzimet shëndetësore. Një masë që nëse do të hynte në fuqi do t’i kushtonte Bezos 42.8 miliardë dollarë dhe Musk, 27.5 miliardë dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Prill 2024

Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME