Categories Lajme

Papunësia në Vlorë dhe mundësitë që ofrohen për të papunët

Agim Allushi është vetëm një nga mijëra 50-60-vjeçarët e papunë në Vlorë, grupmoshë që mbush trishtueshëm rregullisht sheshin “Omonia”.

Ai ka tre pjesëtarë të familjes, që presin në shtëpi.

“Bashkëshortja nuk punon dot! Njëri nga fëmijët tanë është i sëmurë dhe ajo duhet t’i shërbejë. Po nuk çova unë për të ngrënë në shtëpi, nuk kemi si hamë bukë. Një ditë punoj e një ditë jo, ndërtimi pothuajse është mbyllur si sektor. Punojmë aq sa për të mbajtur frymën gjallë dhe shtojmë listën e borxheve”. – thotë burri 50 -vjeçar.

Bashkëmoshatarë të shumtë të tij pohojnë me kokë. Punojnë një ditë ose një javë e pastaj mund të qëndrojnë pa punë me muaj të tërë. Ata nuk kanë profesione të mirëfillta, përveç punëve të krahut. Në shesh I mban vetëm shpresa se dita e sotme do t’u qëllojë me fat. Mjetet e punës I mbajnë gjithnjë me vete, mbështetur pas pemëve përgjatë rrugës. Në degët e të cilave varin çantat e vjetra ku mbajnë ushqimin dhe ujin.

Në Zyrën Rajonale të Punësimit të Vlorës rezultojnë 11 mijë të papunë të përhershëm.

Numri rritet ndjeshëm po të mbahet parasysh se shumë nuk e deklarojnë papunësinë e tyre. Dhe grupmosha50-60 vjeç është ndër më të prekurat. “Ka kërkesa punësimi nga fasonët, call center dhe nga sektori turizmit, por këto biznese kanë kërkesa specifike. Ata kërkojnë njohjen e gjuhës së huaj, përdorimin e teknologjisë ose profesione specifikë. Ndaj e kemi të pamundur të punësojmë grupmoshën 50-60 vjeç”. -thotë drejtoresha e Zyrës Rajonale të Punësimit, Marjana Cani.

As formimi profesional përmes kurseve falas nuk I ndihmon edhe aq shumë. Ata nuk mund të shkojnë nëpër kurse e të marrin një profesion sepse kanë nevojë urgjente për punë. Janë të gjithë kryefamiljarë.

Po për specialistët e zhvillimit ekonomik, zgjidhje ka dhe ato janë të thjeshta. Mjafton të merren përvojat më të mira të vendeve të tjera. “Në Shqipëri duket sikur përpiqemi që këtë grupmoshë ta nxjerrim në pension përpara kohe. Nuk I ndihmojmë realisht të rrinë në tregun e punës, e kemi tërësisht të munguar si kulturë. Ndërkaq, punësimi I tyre mund të arrihet si në vendet e tjera, ku hapen kurset profesionale për të rritur. Të përshtatura me kërkesat e tregut dhe me interesat e punë kërkuesve, këto kurse mbështeten nga shteti dhe janë efikase”. – këmbëngul Mirela Koçi, drejtore e Agjensisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal.

Kjo strategji quhet është pjesë e “Edukimit të vazhdueshëm gjatë gjithë jetës”. Ajo u jep mundësinë të rriturve mbi të 50-at që të ngelen në tregun e punës. Pasi zhvillimi I shpejtë I teknologjisë, edhe kur ata janë të mirëarsimuar, I kërcënon vazhdimisht me papunësi. Koçi shton se shteti duhet të hartojë politika të veçanta punësimi për këtë grupmoshë seriozisht të rrezikuar. Ashtu siç ka bërë për nxitjen e punësimit të të rinjve, grave dhe komunitetit rom dhe egjiptian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME