Categories Lajme

Paradite mot me diell, pasdite do të ketë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e premte parashikohet të ketë mot kryesisht me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe kthjellime dhe intervale me diell kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit. Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe përgjatë bregdetit me intensitet deri mesatar duke nisur nga zona e jugut.

Nga orët e mesditës reshjet e shiut shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Gjatë orëve të pasdites në zonën e jugperëndimit reshjet me intensitet deri të lartë në formën e stuhive. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore.

Të pranishme do të bëhen mjegulla e dendur në lugina në orët e mëngjesit dhe ngrica në ekstremet malore. Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje deri në orët e mesditës e lehtë e më pas fiton intensitet dhe bëhet e fortë dhe intensive deri në 20-25m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 4. Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 6/13 re shi Kukës 2/8 re shi/bore Lezhë 7/14 re shi Dibër 0/6 re shi/bore Durrës 8/14 re shi Tiranë 8/16 re shi Elbasan 7/13 re shi Berat 7/12 re shi Vlorë 8/12 re shi Korçë 1/6 re shi/bore Gjirokastër 3/11 re shi Sarandë 7/12 re shi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME