Categories Lajme

Paralajmërimi i fortë: Nëse euro vijon të bjerë, mijëra shqiptarë do mbeten pa punë

Sipas shifrave të fundit të INSTAT, eksporti i tekstileve dhe këpucëve u rrit me bazë vjetore me 2,9 pikë përqindje në nëntor, por biznesi fason thotë se zhvlerësimi i euros i ka zeruar fitimet e tyre.
Sajmir Bidaj i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve, shprehet: “Pasojat e zhvlerëismit të euros me rreth 9% brenda vitit 2018 kanë çuar në zhvlerësimin e faturimeve bruto të sektorit me 9%. Ne tani jemi në kushtet që jemi duke punuar pa fitim”.

Përveç zhvlerësimit të euros, sektori i fasonerisë së veshjeve dhe këpucëve gjendet në vështirësi për shkak mosrimbursimit në kohë të TVSH-së. Drejtuesit e Dhomës Kombëtare thonë se që kjo gjendje i ka asfiksuar financat e tyre:

“Që nga muajt e parë të këtij viti që është bllokuar rimbursimi i TVSH-së. Kjo ka bllokuar fondet tona dhe sidomos marrëdhëniet tona me kontraktorët janë totalisht të bllokuara, nuk arrijmë dot të operojmë më, të gjithë likuditetet kanë përfunduar”.

Prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve kërkojnë që qeveria të ndërhyjë për të lehtësuar vazhdimin e aktivitetit të tyre:

“Masa që mund të bëjë uljen e tatimeve ose rritjen e pagës minimale të tatueshme edhe subvencione të ndryshme, ulja në drejtim të energjisë elektrike, karburanteve etj. Pra, masat mund t’i diskutojë qeveria se ku e shikon të mundshme për të ndërhyrë”.

Fasonët thonë se kanë mbi 40 mijë të punësuar dhe vazhdimi i kësaj situate do të sjellë shkurtimin e vendeve të punës dhe mbylljen e bizneseve:

“Nuk mbetet një perspektivë, shkurtime të vendeve të punës dhe mbyllja e këtyre kompanive nuk mbetet në këto kushte një perspektivë është një emergjencë dhe një situatë që pritet të ndodhë shumë shpejt”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Yzberisht,Me shkopinj bejsbolli gati për sherr,procedohen 23 të mitur

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës pasi e rrahën në rrugë

Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar për Top Channel lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Zjarri shkrumbon banesën, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro fiton papritur terren ndaj Lekut brenda javës

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit…

LEXO ME SHUME