Categories Lajme

Paralajmëron Artan Lame: Ata që kanë ndërtuar pa leje, nuk duhet të flenë të qetë!

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka paralajmëruar nga qyteti liqenor i Pogradecit se të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje, nuk duhet të flenë të qetë. Ai thekson se i gjithë territori i vendit është i mbushur me ndërtime pa leje, por në deklaratën e tij u bën thirrje që të mos vazhdojnë më tej.

“Legalizimi i pallateve të braktisura nga ndërtuesit është një histori suksesi në Tiranë dhe disa qytete të tjera. Për fat të keq në qytete që ne i quajmë të kategorisë 2, procesi ka ecur më ngadalë, kjo sepse kanë më pak kapacitete teknike, megjithëse me ligjin 20/20 procedura është më e thjeshtuar sërish ka qenë më e vështirë dhe u desh të marrim eksperiencën e Tiranës dhe ta aplikonim në këto qytete.

Prandaj tashmë jemi në Pogradec ku kemi nisur legalizimin e pallateve të braktisura dhe më duhet të them që këtu ka shumë pallate të tilla. Pallate që kanë shkelur lejen, kanë tejkaluar lejen e ndërtimit, janë fare pa leje, nuk gjejmë ndërtuesit apo ka falimentuar ndërtuesi dhe i ka braktisur.

E filluam në Pogradec me një rast të lehtë pasi kishim ndërtuesin, por ka shumë raste të vështira të tjera. Duke qenë se është qytet turistik dhe ka pallate të tilla që i shërbejnë fluksit të turizmit dhe për pasojë duke mos pasur legalizim dhe çertifikatë pronësie nuk i shesin dot tek kërkuesit nga qytetet e tjera”, ka deklaruar ai.

Në lidhje me hartën e ndërtimeve pa leje që do prishen, Lame thotë se është i gjithë territori nga Vermoshi deri në Konispol.

“Fakti që ka vijuar nga grykëderdhja e Bunës e deri në Ksamil, tregon se si proces do të vazhdojë. Është vepruar me zonën bregdetare si fillim, pasi presioni i ndërtimit ka qenë më i madh, por për fat të keq ndërtime të tilla ka edhe në zona turistike liqenore, në Theth, zona pyjore, parqe, parkun e Divjakës kështu që kjo punë midis shumë institucioneve policisë, INUK, kadastrës do vijojë edhe në këto zona.

As nuk dua të tremb njeri më shumë se ç’duhet, as nuk dua që njerëzit që e dinë deri ku e kanë bërë dëmin të flenë të qetë, por dua të them është se ata duhet të ndalen, stop mos vazhdoni.

Kemi parë skena në Tv të dhimbshme duke i rënë kokës me grushte para kamerave kur të vjen fadroma tek dera dhe të thotë të kemi thënë 1,2,3 herë 5 apo 10 herë dhe e vetmja mënyrë për të dëgjuar është prishja më pas”, është shprehur Lame.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME