Categories Lajme

Parandalohet atentati në Berat, Policia jep detaje: Do të kryhej nga një grup kriminal

Policia e Beratit ka shpallur në kërkim 3 persona, të cilët, sipas saj, do të kryenin një atentat në qytet. Policia gjithashtu dyshon se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Parandalohet atentati në Berat, Policia jep detaje: Do të kryhej nga një grup kriminal

“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, menjëherë pasi kanë siguruar informacion se disa shtetas do të kryenin një vrasje në qarkun e Beratit, kanë organizuar punën, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, me qëllim parandalimin e atentatit, si dhe për kapjen e shtetasve që do ta kryenin atë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe ato të Komisariatit të Policisë Berat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, kanë ngritur pika kontrolli me shërbime grackë, në disa rrugë dhe fshatra ku dyshohej se mund të kryhej kjo ngjarje kriminale.

Shtetasit që kishin planifikuar këtë atentat, në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre, të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara”, tha policia.

Parandalohet atentati në Berat, Policia jep detaje: Do të kryhej nga një grup kriminal

Policia ka mundur të gjejë një automjet, një motor të vjedhur, me 2 skafandra, veshje kamuflazhi (xhup meshini), një armë zjarri automatik me silenciator, një pistoletë me silenciator dhe një sasi municioni luftarak.

Parandalohet atentati në Berat, Policia jep detaje: Do të kryhej nga një grup kriminal

“Në vijim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, nga kontrolli në banesën e njërit prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht në banesën e shtetasit E. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve:

-H. B., 55 vjeç, banues në Kosovë; -A. Sh., 30 vjeç, banues në Korçë; -E. G., 43 vjeç, banues në Tiranë”.

Parandalohet atentati në Berat, Policia jep detaje: Do të kryhej nga një grup kriminal

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME