Categories Lajme

Parandalohet krimi në Vaun e Dejës, babë e bir dyshohet se kërcënuan me armë dy vëllezër

Shtetasi me iniciale K.G., është vënë në pranga, ndërsa është shpallur në kërkim A. G., pasi dyshohet se kanosën me armë dy kushërinjtë e tyre. Policia bën të ditur se 53-vjeçari dhe djali i tij për shkak të një konflikti për motive pronësie, dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri, shtetasit Gj. M., 37 vjeç, dhe Gj. M., 35 vjeç, vëllezër, të dy banues në Bushat.

Autorët e dyshuar do të hetohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie, mes 4 shtetasve, pjesëtarë të 2 familjeve. Arrestohet një 53-vjeçar dhe shpallet në kërkim djali i tij, të cilët dyshohet se kanosën me armë zjarri, 2 vëllezër.

Pas njoftimit se 4 shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Barbullush, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të këtyre specialistëve, janë bërë të mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi i shtetasit K. G., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullush.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 53-vjeçari dhe djali i tij, shtetasi A. G., 27 vjeç, i cili u shpall në kërkim nga Policia, për shkak të një konflikti për motive pronësie, kanë kanosur me armë zjarri, shtetasit Gj. M., 37 vjeç, dhe Gj. M., 35 vjeç, vëllezër, të dy banues në Bushat.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME