Categories Lajme

Parandalohet tragjedia në Vlorë/ “Tërhiq urdhrin e mbrojtjes”! Burri dhunoi e kërcënoi bashkëjetuesen e tij, arrestohet

Policia e Vlorës ka arritur falë reagimit të menjëhershëm të parandalojë një ngjarje të mundshme kriminale.

Sipas njoftimit të bluve mësohet se këtë të martë ata janë njoftuar për një konflikt në fshatin Fitore, ku një 46-vjeçar kishte dhunuar fizikisht dhe kërcënuar me thikë bashkëjetuesen e tij.

Kanë qenë forcat e policisë ata të cilët kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku dhe kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit B.S, 46-vjeç.

46-vjeçari dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij me qëllim që ajo të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 46-vjeçarit, në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilën dyshohet se ka kërcënuar partneren e tij.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Ndërhyrja e shpejtë dhe veprimet profesionale të shërbimeve të Policisë parandalojnë përshkallëzimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale në një familje, në fshatin Fitore.

Kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e kanosi atë, me mjet prerë (thikë), që të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në një familje në fshatin Fitore, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. S., 46 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë), që ajo të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 46-vjeçarit, në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin ai dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME