Categories Lajme

Paraqitje fantastike, Luiza Gega shënon kohën më të mirë europiane të sezonit

Paraqitjet e Luiza Gegës tashmë nuk përbëjnë më lajm, teksa atletja shqiptare është një garanci në çdo event ndërkombëtar ku merr pjesë, ndërsa garat kombëtare për të prej shumë vitesh janë vetëm një formalitet. Gega ka çelur dje sezonin veror me konkurrimin në “BoXX United Manchester World Athletics Continental Tour”.

Një event që i mundësonte pjesëmarrjen në garën e 3000 metrave me pengesa, që është edhe disiplina e preferuar e atletes sonë.

Ndonëse gara zhvillohej me një ndryshim të madh temperaturash, në Mançester ishin 16-17 gradë celsius dhe pa kundërshtare që t’i jepnin një shtysë më tepër, Luiza Gega bëri një paraqitje fantastike.

Atletja kuqezi krijoi një shkëputje shumë të madhe nga ndjekëset, duke e ndalur kronometrin në kohën 9:20.79, që është më pak se 1 sekondë larg rekordit kombëtar që ajo ka vendosur në Doha rreth tri vite më parë. Ky rezultat i dha pa diskutim vendin e parë në garë, por gjithashtu është edhe më i larti i vitit në Europë deri më tani në 3000 metra me pengesa. Gjithashtu, koha 9.20.79 e Gegës ishte edhe rekord për stadiumin e Mançesterit ku u mbajt gara.

Kështu, Luiza konfirmon momentin e artë, teksa prej vitesh është e vetmja atlete shqiptare arrin të kapë me normë të gjitha veprimtaritë europiane dhe botërore. Ndalesa e radhës për Luiza Gegën do të jetë më 6 qershor në Holandë sërish në 3000 m/p, aty ku do të ketë një garë me konkurrencë të lartë, ku nuk do të mungojnë kampionet etiopiane. Atletja kuqezi shkon me ambicie të mëdha për një vend mes më të mirave si dhe për rekordin kombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME