Categories Lajme

Parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit përgjatë 5 ditëve në vijim.

Porja tha se pjesën e parë të ditës së sotme do të ketë reshje të pakta shiu kryesisht në zonat jugore dhe jugperëndimore, ndërsa pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të përqëndrohen në zonat qëndrore dhe veri-perëndim të territorit.

Ajo tha se presim një rritje me 2 gradë celcius te temperaturave gjatë mesditës së sotme dhe një tjetër rritje me 2 gradë mëngjesin e të premtes. Më pas sipas saj, temperaturat do të luhatem me jo më shumë se 1 gradë deri ditën e hënë.

Meteorologia shtoi gjithashtu se e enjtja dhe e premtja do të mbeten me reshje të pakta. Në skajin verior dhe veriperëndimor të vendit, sipas Porjas do të ketë edhe reshje të pakta dëbore.

“Vranësira të shpeshta sot, por reshje të pakta në pjesën e parë të ditës kryesisht në pjesën jugore dhe jugperëndimore dhe në pjesën e dytë të ditës në qendër dhe veri-perëndim të territorit. Presim një rritje me 2 gradë të temperaturave të mesditës së sotme, ngjitet maksimumi në 17 gradë celcius, por çfarë do të ndodhë në vijim.

Edhe e enjtja dhe e premtja do të mbeten me reshje krejt të pakta në zona të izoluara. Më së shumti në skajin verior dhe veriperëndim të territorit, ku do të ketë edhe reshje dëbore. Ndërsa e shtuna dhe në vijim do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar. Por çfarë ndodh me vlerat termike.

Një rritje prej 2 gradësh presim në mesditën e sotme, ndërsa nesër nuk ndryshojnë temperaturat e mëngjesit, pasi ruhet një vlerë minimale -2 gradë celcius. Kemi një rritje me 2 gradë mëngjesin e të premtes dhe më pas luhatje jo më shumë se një gradë nga dita e premte deri në ditën  e hënë”, tha meteorologia Porja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME