Categories Lajme

Parashikimi i motit për 5 ditët në vijim, kur nisin reshjet e shiut dhe dëborës

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN si do të jenë kushtet e motit gjatë 5 ditëve në vijim.

Porja tha se temperaturat gjatë fundjavës do të jenë të larta dhe moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare.

Ajo shtoi gjithashtu se java e ardhshme do të sjellë reshje shiu dhe dëbore, që do të nisin që të hënën pasdite dhe do të kulmojnë të mërkurën, ditë në të cilën do të shtrihen në të gjithë territorin.

“Presim sot një maksimum prej 20 gradësh në rang territori. Ndërkohë që mëngjesi ka qenë mjaft më i ngrohtë se një ditë më parë. Do të ketë më shumë kthjellime gjatë ditës së sotme. Ndonjë moment i shkurtër me reshje të pakta në skajin verior dhe atë veri-perëndimor, kryesisht në zonat kufijtare të territorit shqiptar. Ndërsa çfarë na pret në vijim. E shtuna dhe e diela nuk sjellin ndryshime të theksuara në tablonë sinoptike.

Mbetet moti i kthjellët me vranësira të lehta dhe kalimtare. Në bregdet ne presim të ketë mot të kthjellët. Termometri pritet të ketë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, qëndrojnë të pandryshuara maksimumet. Sot presim 20 gradë në brigjet e Jonit, ndërsa gjatë ditës së nesërme 20-gradëshi do të jetë në disa nga qytetet e shtrirjes perëndimore të Shqipërisë. E njëjta situatë gjatë mesditës së nesërme.

E njëjta situatë do të jetë edhe për ditën e diel. Një rritje të lehtë në mëngjes dhe një rënie me rreth një gradë në orët e mesditës. E hëna fillon me vranësira dhe kthjellime kalimtare. Vetëm mbrëmja do të sjellë reshje shiut. Dita e mërkurë sjell reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe reshje dëbore në zonat malore”, tha meteorologia Porja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME