Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell dhe afatshkurtra. Parashikohet reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht në relievet kodrinore-malore, reshjet parashikohen me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim 1-10m/sek, kryesisht në bregdet në orët e mesditës deri në pasdite. Valëzimi i forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C Shkodër 17/26 Re shi Kukës 13/26 Re shi Lezhë 16/26 Re shi
Dibër 12/24 Re shi Durrës 17/26 Re shi Tiranë 18/27 Re shi Elbasan 17/28 Re shi
Berat 15/28 Re shi Vlorë 17/28 Re shi Korcë 12/24 Re shi Gjirokastër 14/28 Re shi Sarandë 17/26 Re shi.
