Categories Lajme

Parlamenti dorëzon sot në ‘Kushtetuese’ kërkesën për shkarkimin e Metës

Burime bëjnë me dije se ditën e sotme pritet që Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit.

Në 9 qershor, me 104 vota pro Kuvendi miratoi raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda kushtetuese. Në seancën morën pjesë në total 114 deputetë ndërsa 7 mungonin. Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan.

Kjo ishte nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Shkarkimin e presidentit Meta, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të “çliruar Presidencën nga një pengmarrje”. Kjo kërkesë sipas mazhorancës nuk ka ardhur me qëllim që kjo e fundit të caktojë në krye të presidencës një emër nga radhës e saj.

Madje ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që ka thënë se emri i ri i Presidentit do të bëhet në bashkëpunim me opozitën.

Vetë Meta, e ka konsideruar vendimin si një veprim të maxhorancës për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit.

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse nga Gjykata Kushtetuese merr vendimin për ta shkarkuar nga detyra, presidenti Meta iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë duke thënë se do të jetë në zyrë deri në vitin 2022. Presidenti shtoi se pret me shumë qetësi e durim përfundimin e procesit të ankimimeve për 25 prillit, që të bashkëpunojë me shumicën e re dhe opozitën e re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME