Categories Lajme

Parlamenti rrëzon Metën me 84 vota

Në Rinas do të investohen 99 milionë euro Kuvendi ka rrëzuar me 84 vota pro, dekretin e Presidentit Ilir Meta, për zgjatjen e afatit të koncesionit të Rinasit.

Rrëzimi i dekretit u paralajmërua nga Ministraja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Blenida Balluku, e cila në fjalën e saj në parlament tha se pretendimet e kreut të shtetit lidhur me kohën e negocimit nuk qëndrojnë, ndërsa hodhi poshtë po ashtu akuzat për ndryshim të aksionerit.

“Ndryshimi i aksionerëve nuk përbën ndryshimin e shoqërisë. Shteti përmes këtij rinegocimi ka arritur të imponohet te koncesionari për shtimin e investimeve deri në 99 milionë euro, që do të konsistojnë si në rritjen e cilësisë së shërbimeve, si në rritjen e kategorisë nga 4C në 4E, me zgjatimin e pistës dhe përmbushjen e kushteve të sigurisë”, tha Balluku.

Pak ditë më parë, kreu i shtetit, Ilir Meta ktheu në Kuvend zgjatjen e koncesionit për Rinasin. Në argumentet e tij, presidenti tha se marrëveshja që zgjat këtë afat është anti-kushtetues dhe ka nivelin më të lartë të korrupsionit legjislativ. Klan News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME