Categories Lajme

Parlameti grek voton zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje

Parlameti grek votoi mbrëmjen e sotme zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje, Mitsotakis: Tashmë dominojmë në detin Jon Parlamenti grek ka votuar ditën e sotme me 284 vota pro nga 300 ulëse gjithësej, zgjerimin e ujërave territorial në 12 milje në detin Jon. Ky projektligj, tashmë i kthyer në ligj hap rrugën për zgjerimin e detit territorial në Kretë dhe në zona të tjera.

Kujtoojmë se kryeministri grek Mitsotakis ka mbajtur një fjalim me tone krenarie sot në parlamet ku sipas tij dyfishimi i ujërave territorial e bën tashmë Greqinë dominante në detin Jon dhe Mesdheun Qendror. “Në fillim të 2021 ne ndërmarrim një hap të madh pas vendimit për zgjerimin me 12 milje, është dominimi i detit Jon”, tha kryeministri grek.

“Për herë të parë që nga aneksimi i Dodekanezit në 1947, territori grek është zgjeruar me 10%, jo nga shkëputja e territoreve ose në mënyrë të barabartë nga vendet e tjera. Me procedura të bazuara plotësisht në Rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare. Ajo u parapri nga hapi i parë për gjiret e mbyllura dhe përcaktimi i EEZ.

Sot në agimin e vitit 2021 ne hedhim hapin e dytë të madh. Vendi ynë shtrin dominimin e tij në Detin Jon në 12 milje. Unë kisha njoftuar zgjerimin e ujërave tona territoriale që nga gushti. 4 muaj më vonë detet tona dyfishohen. Një e drejtë plotësisht e përputhshme me të drejtën ndërkombëtare dhe vendin tonë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë dhe gjetkë, por në një kohë dhe mënyrë që ne do të zgjedhim,” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME