Categories Sport

Partizani-Flamurtari, sa shumë tension në 90’

E premtja e ethshme. Për Partizanin dhe Flamurtarin, përplasja në “Selman Stermasi” pritet që të jetë më e tensionuar se kurrë. Shumë faktorë të çojnë në këtë drejtim.

Siguria – Tifozeria e kuqe rikthehet në stadium pas tre javësh ku ka munguar. Hera e parë dhe e fundit këtë sezon ishte në transfertën në Korçë, përballë Skënderbeut, aty ku ndodhën edhe trazirat dhe FSHF dënoi si publikun e kuq, ashtu edhe atë bardhekuq. Mungesa e policisë në stadiume, një risi e këtij edicioni, ka krijuar shumë polemika. Në komunikatën e tyre për shtyp, “Ultras Guerrils” kanë premtuar një pjesëmarrje masive për të mbështetur ekipin e tyre. Në anën tjetër, pritet të jenë edhe tifozë vlonjatë në “Selman Stermasi”, pasi Ilir Daja në konferencën e fundit u ka kërkuar falje dhe që të vijojnë të jenë përkrah ekipit kuqezi. Por, si do të menaxhohet situata, në rast se ndodh e njëjta gjë si në Korçë? Rojet e sigurisë janë me pikatore, pasi klubet nuk kanë buxhetin që të mund të krijojnë atë “gardë” sigurie që kemi parë nëpër botë…

Pritshmëria – Si Partizani, ashtu edhe Flamurtari, deri tani nuk kanë dhënë atë që pritej përpara se të niste sezoni. Të konsideruar kandidatë për titullin, si për nga emri, ashtu edhe historia, por edhe investimet, aktualisht janë ende një kantier i hapur. Në fundjavën e shkuar, të kuqtë barazuan në Laç me një paraqitje të dobët, teksa Alban Hoxha shmangu humbjen. Ndërsa, humbja në Vlorë për Flamurtarin ishte një goditje edhe më e rëndë.

Në një stadium të tejmbushur, Skënderbeu fitoi me rezultatin e pastër 2-0, duke ngjallur pakënaqësi te publiku dhe sidomos duke ndezur sirenat e alarmit për kuqezinjtë dhe Ilir Dajën. Si Partizani, ashtu edhe Flamurtari janë në kuotën e 7 pikëve dhe të dy janë mundur nga Skënderbeu në këto katër javët e para.

Raportet e Dajës – Në ndryshim nga Skënder Gega, trajneri i Partizanit, homologu i tij, Ilir Daja, nuk ka një raport të mirë me disa lojtarë të kuqezinjve. Diçka është krisur mes tij dhe veteranit Pollozhani, por edhe Mustës, që do të ulet në stol këtë ndeshje. Pollozhani ka qenë më i shigjetuari pas ndeshjes së fundit.

Faktori “Hebaj” – Erdhi si shpëtimtari i sulmit, por deri tani ka qenë shumë larg pritshmërie. Sulmuesi shkodran Hebaj, që ishte edhe goditja e fundit e Partizanit në merkaton e verës, deri tani nuk ka shënuar ende asnjë gol dhe në këtë ndeshje kërkesa e llogarisë është shumë e madhe. i ardhur nga Sllovenia në formë huazimi, sulmuesi ende nuk po përshtatet, por pritja nuk mund të jetë e pafund.

Batha dhe Telushi – Për të parën herë që pas largimit nga Partizani, Idriz Batha do të përballet me të shkuarën, të kuqtë. Një ndeshje e mbushur emocionalisht për mesfushorin, që sigurisht ndryshe nga shumë ish lojtarë të tjerë, do të pritet me respekt dhe duartrokitje nga tifozeria.

Edhe Bruno Telushi do të sfidojë të shkuarën e tij, pikërisht Flamurtarin, aty ku ka qenë lider dhe ka luajtur për shumë vite. E megjithatë, duke njohur temperamentin e dy lojtarëve, pritet që të jetë një duel interesant në mesfushë. i shtohet listës “ish” edhe Blerim Kotobelli, që do të dojë një revansh dhe hakmarrje ndaj Partizanit, i cili e hoqi qafe shumë shpejt mbrojtësin, duke mos i dhënë besim. Tani, gjithçka i mbetet fushës… Aty ku barazimi nuk i bën punë askujt, por humbja “djeg” të dy ekipet dhe i fut në një krizë që mund të ketë pasoja…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME