Kim Kardashian i qëndron besnike grimierit shqiptar, Mario Dedivanovic.Ajo do të sjellë bashkëpunimin e dytë me Marion, të cilin do e quajë “Artisti dhe Muza”.Këtë e zbuloi me anë të një postimi në Instagram ku shfaqej pranë grimierit shqiptar.“Për 11 vite, unë dhe Mario kemi punuar së bashku, duke sjell disa prej pamjeve më të bukura.
E kam parë të rritet nga një djalë i talentuar, në rrugën e tij, pa u nxituar, e gjithmonë duke vendosur punën dhe të tjerët para vetes. Ai e vlerëson punën, është tepër besnik dhe nuk ndjek trendet e të tjerëve dhe është kthyer në një frymëzim për artistë të tjerë kudo në botë. Jam shumë e emocionuar për bashkëpunimin tonë të dytë. Na ndiqni për të zbuluar projektin më të fundit të ‘KKË’ x MARIO: ‘The Artist And The Muse’”, shkruajti Kim.

