Categories Lajme

Pas 115 ditë në spital dhe 28 tamponëve pozitivë, 43 vjeçari i jep fund sfidës me Covid

Një ndër historitë më të veçantë nga të sëmurit me koronavirus në botë është klasifikuar dhe ajo e një italiani i cili kaloi 115 ditë i shtruar në spital. Mediat vendase bëjnë me dije se më në fund 43 vjeçari Marco Carrara i ka dhënë fund makthit të koronavirusit, pas 115 ditësh i shtruar në spital dhe 28 tamponëve, që për muaj, e nxirrnin pozitivë me virusin e rrezikshëm. Carrara u kthye në shtëpinë e tij në Albino, në provincën e Bergamos pas muajsh në luftë me Covid-19. Carrara u shtrua në spitalin Giovanni XXIII më 31 mars, menjëherë pas vdekjes së babait të tij nga koronavirusi. Ndër të tjera mediat bëjn ëme dije se 43 vjeçari ka kaluar një muaj e gjysmë në këtë spital dhe një tjetër muaj e kaloi në klinikën San Francesco. Aty gjendja e tij u përkeqësua dhe për këtë arsye e kthyen në spitalin e parë. Më 8 qershor filloi rehabilitimi në fondacionin Piçinelli d Scanzorosciate, gjithashtu në provincën e Bergamos. Por deri në 24 korrik, ai nuk mund të kthehej në shtëpi, dhe pse ishte shëruar “sepse tamponët dilnin akoma pozitivë”. Kështu që ai u karantinua në banesën e babait të tij, pa pasur asnjë kontakt me gruan dhe dy fëmijët të cilët ai ishte në gjendje t’i përqafonte përsëri vetëm tani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME