Categories Lajme

Pas “anti-KÇK-së”, paralajmërohet ngritja e një tjetër strukture

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se së shpejti do të ngrihet një njësi e re policore, e cila do të vazhdojë nismën e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Lajmi u bë i ditur pas një takimi që zoti Rama zhvilloi në Shtetet e Bashkuara me zyrtarë të USAID.

Rama u shpreh se me zyrtarët e USAID-it kishte diskutuar rreth Konferencës së Donatorëve për rindërtimin nga pasojat e tërmeti si dhe për “Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën “anti-KÇK” dhe “programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës”.

Të pyetur nga Euronews Albania, burime të kabinetit qeveritar thanë se kjo njësi e re do t’i bashkëngjitet paketës “anti-KÇK” kur kjo e fundit do të prezantohet në Kuvend për t’u miratuar.

Si funksionojnë në vende të tjera struktura të ngjashme?

Njësitë e inteligjencës tatimore kanë në përbërjen e tyre ish-mashtrues tatimorë të specializuar për format e evazionit. Këta persona që rekrutohen për t’i shërbyer shtetit në kapjen e mashtruesve të tjerë, janë ata që quhen të penduar. IREX-i amerikan është njësia që i përdor më shumë këta persona.

Gjithashtu, inteligjenca tatimore vë në përdorim ato që quhen Red Flags apo sinjalizues, të cilat janë softëare për kompani që trokojnë deklaratat tatimore.

Mënyra se si do të funksionojë në Shqipëri njësia e re e Antievazionit mbetet ende e paqartë, ndërsa detajet e saj priten të publikohen në ditët në vazhdim. Paketa “anti-KÇK” dhe Operacioni Forca e Ligjit kanë nisur punën duke dorëzuar formularë pranë subjekteve, të cilat sipas hetimeve të kryera dyshohet se pasuria e tyre është ngritur mbi veprimtari të paligjshme.

Sipas mënyrës së re, subjektet duhet që brenda 48 orësh të justifikojnë pasurinë e tyre. Aksionet e OFL-së dhe anti-KÇK-së janë shtrirë në qytetin e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe në Shkodër, ku raportohet se janë sekuestruar disa njësi banimi në pronësi të personave që janë skeduar si “problematikë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME