Categories Lajme

Pas apelit të ‘BOOM’ shqiptarët transformojnë jetën e familjes Prendi në Shkodër. Së shpejti me shtëpi të re

Pak kohë më parë në rubrikën “Shqipëria pa filtra” në “BOOM” solli historinë dhimbshme të familjes Prendi në Bushat të Shkodrës.

Ishte viti 2010 kur shtëpia e kësaj familje u dogj dhe nënte pjesëtaret e familjes ngelen në mes te katër rrugëve.

Kryefamiljari Mark Prendi në pamundësi për të rindërtuar shtëpinë u detyrua që së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten të jetonte në shtëpitë e braktisura të fshatit. Kanë kaluar 10 vite dhe varfëria është bëre pjesë e pandashme e kësaj familje.

Por pamjet e transmetuara në “BOOM” kanë prekur zemrat e mijëra shqiptareve brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë ofruar ndihma të shumta ushqimore dhe në veshje.

Gruaja e Mark Prendit: “Na kanë marrë në telefon shumë veta dhe na kanë ndihmuar me ushqime dhe me veshje. Jam e lumtur që fëmijët e kane barkun plot dhe kanë veshur rroba. Një shqiptar në Itali më ka marrë përsipër që të vizitojë vajzën me vrimë në zemër në Itali. Shume faleminderit”

Por nuk mbaron këtu, pasi kryefamiljari Mark Prendi ka filluar të hedhë themelet e shtëpisë së re.

Mark Prendi:“Telefonata kam pasur shumë më kanë ndihmuar sa kanë pasur mundësi. I falenderoj. Ndihem i prekur, sepse edhe ata me zor jetojnë. Janë lot gëzimi. Më kanë ndihmuar shumë. Edhe nga Kosova më kanë ndihmuar shumë, madje më kanë ardhur edhe në shtëpi”

Të presim derisa shtëpia e Mark Prendit të përfundojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME