Categories Covid-19, Lajme

Pas AstraZeneca, India aprovon edhe vaksinën e dytë anti-covid

India ka aprovuar zyrtarisht edhe vaksinën e dytë anti-covid për përdorim në popullatë. Autoriteti Rregullator i Barnave i dha dritën jeshile vaksinës të prodhuar nga firma lokale Bharat Biotech.

Një ditë më parë, India aprovoi edhe vaksinën e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit. Kryeministri i vendit e konsideroi një kthesë vendimtare aprovimin e dy vaksinave. Ndërkohë, autoritetet indiane po shqyrtojnë edhe dy vaksina të tjera për t’u aprovuar për përdorim.

India planifikon që të vaksinojë 300 milionë persona në harkun kohor të disa muajve nga popullsia e saj prej 1.3 miliardë banorë. India është shteti i dytë në botë pas SHBA për numrin më të lartë të të infektuarve me mbi 10.3 milionë raste të Covid-19.

Vaksina e AstraZeneca dhe Universitetit të Oksford po prodhohet në vend nga “Serume Institute of India”, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë. Kjo kompani thotë se po prodhon më shumë se 50 milionë doza në muaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME