Kryeministri, Edi Rama pas vizitës në Greqi ku do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, do të niset drejt Brukselit ku pritet të takohet me krerët e pesë vendeve të Ballkanit perëndimor, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës-Hercegovinës.
Ky takim do të bëhet në kuadër të përfundimit të mandatit të përfaqësueses së lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini e cila ka thirru në një takim lamtumire 6 liderët e Ballkanit Perëndimor.
Bëhet me dije se në këta takim do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, presidenti Aleksandar Vuciç, ai i Malit të Zi Millo Gjukanoviç dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiç, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviç.
Pritet që në këtë takim të diskutohet rreth situatës dhe problematikave në Ballkanin Perëndimor, si dhe dhënia e këshillave të fundit nga Federica Mogherini.