Në një botë që ka jetë pavarësisht Covid19.Pas lagunës së Karavastasë Flamingot rikthehen edhe në lagunën e Nartës.Këto pamje të rralla vijnë nga laguna e Nartës teksa është rritur ndjeshëm numri i tyre të cilat rikthehen në habitat.Të tilla specie si rjedhoj e gjuetisë të ndaluar filluan të zhdukeshin për një periudh kohe teksa ndalimi më ligjë i gjuetisë së tyre në vitin 2016 nga qeveria e vendit ka bërë që numri i tyre të riten ndjeshëm dhe të tilla shpend të rikthehen sërish në habitatet e tyre.
Artjon Seferi Specialist i menaxhimit të zonave të mbrojtura sqaron vecantinë e këtij shpendi, mjedisin të cilës atij i përshtatet si dhe arsyet pse ky shpend është rikthyer sërisht në habitatin e tij. Laguna e Nartës është laguna e dytë më e madhe në vend, teksa sipas specialistëve është habitati kryesor i 30 mijë shpendëve dhe mbi 40 llojeve shpendësh, nga këta më të vecantët janë flamingot dhe pelikanët.
Pamjet e rralla janë filmiar në lagunën e Nartës e cila është rikthyer sërish nq jetë nga ky zog migrator. Laguna e nartes ka nje siperfaqe 42 metra katror. Kjo lagune ka nje kripesi te larte qe gjate vetes arrin ne 70%. Flamingot Jane shpendet kryesore ne kete lagune pasi preferojne pijerisht keto zona. Por jo vetem flamingot por edhe shpende te tjere Jane ne kete lagune qe e kane mbipopulluar ketë zone si rosat apo pelikani kacurel e zogje te tjere. Flamingot mund ti shohesh edhe gjate gjithe vitit ne lagunen e nartes. Flamingot datojne ne vendin tone prej fillim viteve 80-te. Ndersa nga viti ne vit numri i tyre ka ardhur ne rritje.


