Categories Politike

Pas largimit të Valdrin Pjetrit, PS ngre 2 komisione për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në Shkodër!

Partia Socialiste ngre dy komisione për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës. Gazetarja e Report Tv Klesiana Omeri raporton se një prej komisioneve do të jetë partiak me 4 anëtarë:Senida Mesi, Luan Harusha, Arben Pellumbi dhe Musa Ulqini. Ndërsa komisioni tjetër do të jetë qytetar me 13 anëtarë të cilët ende nuk janë përcaktuar.

Ngritja e komisioneve vjen pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës pas akuzave që PD ngriti ndaj tij për fshehje të dënimit në Itali në formularin e dekriminalizimit.

Komisionet do të merren me emërimin e drejtorëve të rinj të qarkut Shkodër. Deri më tani kanë dhënë dorëheqjen nëntë drejtorë ndërsa në ditët në vijim do të dorëhiqen edhe drejtorët e drejtorive të tjera në qarkun e Shkodrës. Kjo do të pasohet nga seleksionimi i drejtuesve aktualë në bazë të kontributit dhe performancës jo vetëm në drejtorinë ku kanë qenë të emëruar por edhe në partinë socialiste.

Lista e Drejtorëve të dorëhequr në Shkodër:
-Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër
-Ardian Dajti – Drejtor i Spitalit të Shkodrës (e pakonfirmuar)
-Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër
-Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës
-Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër )
-Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder
-Astrit Beci – Drejtor i Shendetit Publik Shkoder
-Fuat Alibali – Drejtor i OST
-Agim Shimaj -Drejtor i Hetimit Tatimor

Rama udhëroi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve burra ndërsa deklaroi se për disa nga gratë do të rishikohet pozicioni. Kreu i qeverisë u shpreh se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME