Categories Showbiz

Pas lindjes së nipit, reagon babai i Dukeshës së Sussex-it

Babai i Meghan Markle, Thomas, ndonëse nuk ka marrëdhënie të mira me të bijën, nuk i ka kursyer urimet e përzemërta ndaj nipit të porsalindur, i  cili është futur si i pari fëmijë me gjak afro-amerikan në familjen britanike mbretërore.

“Zoti e bekoftë fëmijën”-u shpreh 74-vjeçari në një deklaratë për shtyp. “Jam më se i lumtur që si nëna, ashtu edhe fëmija, janë mirë.” “Urimet e mia shkojnë për vajzën time të dashur, dukeshë Meghan dhe për princin Harry. Zoti e mbrojttë mbretëreshën!”- vijoi më tej ai.

Në njoftimin zyrtar të Pallatit të Sussex-it, përmes së cilit u dha lajmi i shumëpritur për lindjen e fëmijës një javë më vonë nga ç’ishte parashikuar, Thomas Markle nuk u bë pjesë ashtu sikurse ish-bashkëshortja e tij Doria, e cila aktualisht ndodhet në shtëpinë e çiftit mbretëror në Windsor.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Thomas Markle supozohej ta shoqëronte Meghanin në altar, por diçka e tillë nuk ndodhi. Sipas njoftimit zyrtar, ai duhej të fokusohej asokohe në çështjet e shëndetit. Ndërsa në intervistën e tij të fundit për “Good Morning Britain”, ai u shpreh se e bija është tejet kontrolluese si karakter.

Ish- drejtori i ndriçimit në filmat e Hollywood-it, nuk është treguar kurrë diplomatik nëpër intervista ku është pyetur për të bijën. Madje ai është prononcuar publikisht edhe për pallatin britanik mbretëror, duke e konsideruar si një shtëpi për gra të kontrolluara nga burrat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME