Categories Showbiz

Pas mesazheve të Alvisës, Hyseni publikon të tjera foto, përmend Olsën

Të shtunën në natën përmbledhëse të emisionit të dashurisë “Për’puthen”, u zhvillua një debat mes Alvisës dhe ish të dashurit të saj, Hysenit i njohur si “Bushi”. Biseda mes tyre degradoi duke u filluar me ofendime dhe tone të larta zëri, e që në një moment Alvisa filloi të ndihej keq pasi edhe konkurrentët e tjerë të këtij emisioni filluan ta qortonin. Konkurrentja tregoi se është keqtrajtuar nga Hyseni dhe pas përfundimit të spektaklit filloi të publikonte mesazhe dhe fotografi duke treguar historinë e lidhjes së saj me “Bushin. Së fundi ajo ka postuar disa imazhe nga bisedat e mëparshme me ish-partnerin, Hysenin. Në fotot e postuara nga ish-konkurrentja mund të shihet se Alvisa ka dashur ta denoncojë Hysenin tash e disa muaj për keqtrajtim, por që ngurroi për hir të prindërve të saj.

Por vetëm pak orë pas këtyre fotografive ka reaguar Hyseni duke publikuar disa incizime me Alvisën të muajit shtator, ku kishin planifikuar të shtynin hyrjen e Hysenit në “Për’puthen”. Ai ka shkruar në video e publikuara se cdo gjë bëhët për famë, imazh dhe për para, teksa ka shtuar se të gjitha janë lojëra të Alvisës me autoren e emisionit, Olsa Muhametin, të cilës ia lë fajin për të gjitha ndodhitë. Kjo nuk është hera e parë që autorja e këtij emisioni është kritikuar për shkak të ‘skenareve’, kujtojmë që sezonin e kaluar ishin: Arjoni, Bearti, Andi, Tea, Melisa që kritikuan se e gjitha është e planifikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME