Bashkia e Tiranës këtë javë ka miratur 850 familjeve fituese nga programi i dhënies së kredive të buta për shtëpi, për familjet dhe çiftet e reja. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se programi i mbështetjes për strehim nuk do të ndalet me kaq, por do të vijojë. Sipas tij Tirana shtohet me 20-27 mijë banorë në vit dhe për këtë arsye do të vazhdohet me projektin e kredive të buta.
“Tirana shtohet me 20-27 mijë banorë në vit dhe do të vazhdojë të rritet. Prandaj, do ta vazhdojmë projektin e kredive të buta, të strehimit social, si një mënyrë për t’i dhënë një dorë një çifti të ri që vjen në Tiranë. Kjo është arsyeja pse duhet shteti dhe kjo është arsyeja pse bashkia ka vendosur që të jetë pilot në të gjithë rajonin për ndihmën për familjet e reja”, theksoi Veliaj.
