Categories Lajme

Pas ndalimeve të djeshme në Sarandë, një qytetar me emër dhe mbiemër s’ka frikë

Një qytetar ka dënuar me forcë aktin e policisë pas ndalimeve të bëra në Sarandë, ku uniformat blu me dhunë kanë shoqëruar në komisariat dy persona, që ndodheshin në një lokal pas orës policore. Një qytetar i Sarandës, pa pasur frikë me emër dhe mbiemër, në rrjetet sociale ka reaguar me forcë duke thënë se Inistitucioni i Komisariatit të Policisë së Sarandës i veçon njerëzit “disa të nënës dhe disa të njerkës”. Qytetari ngre pyetjen se përse policia nuk ishte te “Orange Club”, ku ndodhi edhe përplasja disa ditë më parë me armë zjarri dhe mbetën të plagosur pronari Spiro Iljadhi dhe një pushues, për të mbyllur lokalin sipas aktit normativ.

Ndër të tjera ai i bën thirrje qeverisë që të shikojë me seriozitet kryepolicin në Policinë e Sarandës. “Turp i madh nga ana e institucionit të komisiariatit të Policisë Sarandë! Rrugeçët me në krye shefin bandit të komisiariatit Sarandë i veçojnë njerëzit, “disa të nënës disa të njerkës”. Ku ishte kjo polici para disa ditëve se të ndodhte incidenti tek orange club, përse nuk e mbyllte këtë lokal për aktin normativ, përse lejonte makinat e rrugeçërve të bllokonin rrugën tek ky lokal ndërkohë turistat duhet të qëndronin me orë të tëra në trafik. Si qytetar i Sarandës, i qytetit që mbështeti partinë socialiste i bëj thirrje drejtuesit politik të kësaj partie ta shikoj me serjozitet pozicionin e kryepolicit dhe kryebanditit në policinë e Sarandës. Me shumë respekt,” shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME