Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, ku u bënë me dije edhe ndryshimet më të fundit në kabinetin qeveritar ‘Rama’, PS do të mbledhë sot Kryesinë e partisë.
Dje kryeministri Rama zhvilloi gjatë pasdites një mbledhje informale me anëtarë të kabinetit qeveritar, në të cilën merrnin pjesë si ministrat e larguar dhe ata të emëruar.
Ndryshimet prekën 8 ministri, të cilat u zëvendësuan me emra të rinj.
LISTA
1. Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
2. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj
3. Genti Caka në vend të Ditmir Bushatit
- Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
5. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
6. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
7. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin
8. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
9. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit