Categories Showbiz

Pas përplasjeve me produksionin, Donaldi thyen heshtjen: Nuk i mora dot 100 mijë euro, por kam vendosur që…(Ftesa për Ilir Shaqirin)

Aktori Donald Veshaj ka thyer heshtjen pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, nga ku nuk mundi dot të fitonte çmimin e parë prej 100 mijë euro, përballe balerinit Ilir Shaqiri. Ai u rendit i dyti, duke marrë kështu vetëm 10 mijë euro dhe në një reagim që ka bërë në rrjetet sociale thotë se ka vendosur që ato leke t’i verë nga vetja e tij dhe do të ndërtojë 4 shtëpi për familjet në nevojë.

Donaldi shprehet se dy shtëpi do të ndërtohen në Kosovë dhe dy në Shqipëri, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.

“Nuk e di si mund ti falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, kanë qenë realisht shumë. Nuk e di si t’jua shpreh mirënjohjen është ndjenjë fantastike. Asnjëherë unik e kam përjetuar ndjesinë e njerëzve që të mbështesin duke harxhuar lekët e tyre, eurot e tyre për të më dhënë mua një fitore që nuk e mora

 

 

Unë vërtet nuk e mora çmimin e madh 100 mijë euro. Por unë kam vendosur që ato 100 mijë euro ti vendos nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri. 100 mijë euroshi do ta vendos nga vetja ime, sepse është më e  pakta që unë mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur”, shprehet Donald Veshaj.

Pasi e uron Ilir Shaqirin për fitoren në BBVIP, Donaldi e fton që të bëhet pjesë e nismës për të kontribuar për 4 familje në nevojë. “Do kisha dëshirë të ftoja edhe fituesin, që i uroj fitoren, që të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur. Unë do ta bëj, kështu që nëse do edhe ti mund të vish me mua. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju dua shumë”, thotë Donald Veshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME