Categories Lajme

Pas pezullimit nga GJKKO, Belinda Balluku prej tre orësh në godinën e Kryeministrisë, i bashkohet dhe ish-ministri Ulsi Manja!

Numri dy i qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndodhet prej tre orësh në godinën e Kryeministrisë, pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”.

Balluku e cila akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, mendohet se ka shkuar në godinën qeveritare për t’u takuar me Kryeministrin Edi Rama, por ende nuk ka informacion zyrtar.

Sakaq mësohet se takimit Balluku-Rama në Kryeministri i është bashkuar ish-ministri Ulsi Manja.

Siç duket në foto, Manja ka hyrë më herët në ambientet e Kryeministrisë.

Zv.kryeministrja, zyrtarja më e pushtetshme e qeverisë Rama, është nën akuzë dy herë për shkelje të barazisë në tendera.

Gjyqtari i GJKKO, Erion Çela ka vendosur sot që Balluku të mos ushtrojë më detyrën e zv.kryeministres dhe të Ministres së Infrastrukturës.

Po ashtu ndaj Ballukut është caktuar dhe masa e sekuestrimit të pasaportës dhe ndalimit të largimit jashtë vendit.

Kjo është hera e parë që SPAK dhe GJKKO caktojnë masa ndaj një zyrtari të lartë që është ende në detyrë.

Gjithashtu është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” për dy ish-vartësit e saj, drejtorit të KESH, Erald Elezi dhe kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Ndërkohë një reagim për mediat, GJKKO shprehet se masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Balluku kanë karakter sekret.

Gjithashtu theksohet se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e gjykatës në momentin e duhur procedurial.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.

Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, thuhet në reagim.

Gazetarja Klodiana Lala pohoi se masa ndaj Ballukut i kërkon kësaj të fundit që të largohet menjëherë nga zyra e saj, në të dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës.

Ky urdhër është dhënë me pretendimin se Balluku mund të rrezikojë prishjen e provave, duke qenë afër detyrave të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve në Greqi

Vendi fqinj është e tronditur nga lajmi për vdekjen e një çifti bashkëshortësh në mënyrë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Përse na ike more Erion, mesazh në dërrasën e klasës ?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shkolla vendos lule në bankën e adoleshentit

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Seanca paraprake për Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim! Kërkon njohjen me aktet dhe heqjen e kafazit

Mbahet në GJKKO seanca e radhës paraprake për dosjen “Veliaj” për kalimin ose jo për gjykim, ose…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Shkoi për të marrë ilaçet e zemrës, burri humb JETËN në farmaci nga ataku kardiak!

Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr 17 të qytetit të Pogradecit. Sipas…

LEXO ME SHUME