Categories Lajme

Pas spanjollëve, Kokëdhimës i mbyllin restorantin, pushuesit bëjnë plazh falas

Ky është restoranti i Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo. Dyert e këtij biznesi tashmë janë të mbyllura, pas incidentit që ndodhi me turistët spanjolle. Shezlongët dhe karriket e restorantit, kanë mbetur bosh. Megjithatë, disa turistë që kanë pronotuar më herët, po vazhdojnë të qëndrojnë në dhomat poshtë restorantit.

“Kemi ardhur këtu që në datën 8 gusht. Për mua Porto Palermo është vendi më i bukur në Shqipëri. Për të fjetur jemi tek Panorama. Restoranti është i mbyllur sot. Është i hapur vetëm për ata që kanë pronotuar”- thotë një pushues. “Restoranti sot është i mbyllur. Është i hapur vetëm për klientet që kanë pronotuar ditë më parë dhomat. Vendi këtu është fantastik. Nuk e di motivin përse sot paska kaq pak njerëz. Dje përshembull këtu ishte plot me njerëz dhe nuk e di se çfare ka ndodhur”- thotë pushuesja.

Plazhi i Porto Palermos, ngjtiur me restorantin e Mihal Kokëdhimës, është i mbushur me turistë të huaj të cilët kanë ardhur me makinat e tyre ose me kamper. Në padijeni të incidentit, ata po i vazhdojnë të qetë pushimet. “Erdhëm sot. Kemi ardhur nga Bari, Itali. Po rrimë në një hotel në Dhërmi. Mikëpritja ishte fantastike. Po e shijojmë çdo gjë. Vendin, njerëzit. Deti është spektakolar. Nuk dija shume për Shqipërinë, por po më pëlqen shumë si vend. Këtu në Porto Palermo është shumë qetë. Njerëzit rreth e qark janë shumë miqësore”- tha një pushuese.

Më pëlqen shumë këtu në Porto Palermo. Kemi ardhur përpara katër ditësh në Shqipëri dhe sot erdhëm këtu në Porto Palermo. Është shumë bukur dhe shumë qetë. Kemi vizituar disa vende këtu në Shqipëri”- u shpreh një pushues tjetër. “Deti është pak i ftohtë por më pëlqen shumë këtu. Kemi ardhur me kamper”- tha një pushues.

Nga ambjentet e këtij restoranti na u përgjigj një person i cili tha se restorani është mbyllur. Ai refuzoi të jepte shpjegime të metëjshme.
Pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012, si objekt pa leje, biznesi vijoi të ushtrojë aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike, teksa aktualisht ndodhet në proces legalizimi. Aktualisht po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet shtetërore. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME