Categories Lajme, Politike

Pas Taulant Ballës, edhe Maksi Beca mohon akuzat e Sali Berishës

Reagon i riu, që sipas ish-kryeministrit Berisha ishte personi i dënuar për trafik kokaine, e që kishte dalë në foto me deputetin e PS-së, Taulant Balla.

Pas mesazhit të postuar nga Berisha në faqen e tij në Facebook dhe pak pas përgënjeshtrimit që bëri vetë Balla, se fotoja ishte nje montazh i dështuar, ka reaguar Maksi Beca, me një shënim në faqen e tij në Facebook.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me Ballën dhe as e ka takuar ndonjëherë. “Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e ps. Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty”– shkruan ai.

Sali Berisha Maksi Beca jam te kam pas idhull. Nuk e prisja qe do me beje mik me zor te ketij ushtarit te Edi Rames. Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e ps. Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty. Nuk e prisja qe ti nje dite do merreshe me mua.

Denoncimi i Berishes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në profilin e tij të Facebook, në mbishkrimin e së cilës shkruan se në këtë foto, është Taulant Balla dhe Maksim Beço, që sipas tij, Beço është arrestuar në 2015 për trafik kokaine.

“Foto lajm: Taulant Bego/Jaris me bosin e kokaines Maksim Beço te arrestuar nga policia per trafik kokaine ne vitin 2015! sb”, shkruan Berisha.

Një ditë më parë, Taulant Balla tha se nuk e kishte njohur kurrë këtë person dhe se foto e Berishës ishte e montuar. Për të provuar këtë nxorri një foto tjetër ku shfaqej me kryeministrin Rama, por mes dy fotove kishte dallime të dukshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME