Categories Lajme

Pas tra.gjedisë/ ‘Kur shoh fëmijët, qaj dhe i puth’! Rrëfehen banorët që i shpëtuan tërmetit në Thumanë

Tërmeti shkatërrimtar ka lënë pas, përveç 49 jetëve të marra, edhe pasoja dramatike, teksa ka shembur e nxjerrë jashtë funksionit me qindra banesa. “BalkanWeb” sjell pamjet dramatike të shkatërrimit nga Thumana, që ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Siç shihet dhe në video, pallati është shkatërruar, por fatmirësisht banorët kanë arritur të shpëtojnë jetën e tyre. Dy prej banorëve tregojnë momentet e tmerrit, dhe si mundën të shpëtojnë, duke iu dhënë ndihmë edhe komshinjve të tyre.

Agim Dule: “Jemi pesë pjesëtarë në familje, gruaja, dy fëmijët dhe nëna. Kur ra tërmeti i dytë dolëm jashtë. Shtëpinë kishim vendosur ta shisnim, pasi do të iknim për një jetë më të mirë në Tiranë. E kam blerë 20 mijë euro, doja ta shisja 25 mijë. Kam një dyqan me këpucë të vjetra në Tiranë, shkoj e vij çdo ditë bashkë me gruan. Tashmë po rrimë në çadër, ndihma na kanë sjellë plot, por nga banesa nuk nxorëm dot asgjë.

Janë bërë 25 mijë euro dëm, sepse kam pas tre hyrja në katin e tretë, edhe dy të vëllait. Pas tërmetit të 21 shtatorit patëm shumë dëme, erdhën bënë ca matje, por nuk na thanë të iknim. Shpresojmë të na shpërblehet shtëpia, pyeta një polic dhe më tha që do shpërblehet, pasi e kam me letra”.

Aurel Xheka: “Jetoj prej 4-5 vitesh këtu. Punoja gjithë jetën në beton dhe bleva këtë shtëpi, që u shemb. Arrita të marr vetëm dokumentet italiane, asgjë tjetër. Policia më tha që mund të marrë vetëm dokumentet, pasi nuk mund të merret asgjë tjetër, pasi rrezikohet i gjithë pallati. Arrita të dal pas tërmetit, isha një nga të parët që dola. Shpëtova edhe dy komshinjtë e mija, me mbiemër Lala.

Momentalisht po jetojmë në çadër, autoritetet na thanë të dalim nga çadra dhe të shkojmë në Lezhë. Po unë kam frikë të shkoj në Lezhë, se edhe aty ka rrezik nga tërmeti. Të gjithë po ikin nga zonat malore. Kjo fatkeqësi ka ndodhur edhe para dy vitesh, por nuk na tha askush asgjë për të ikur, se nuk do të isha aq i paaftë të hipja në kat të pestë me fëmijët dhe gruan. Kur i shoh sot fëmijët e nusen, qaj dhe i puth”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME