Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zgjedhur ta kalojë të dielën në bregdet dhe këta e ka treguar me anë të një fotoje të publikuar në profilin e tij në Facebook. Meta i është bashkuar lëvizjeve kundër racizmit në Amerikë dhe jo vetëm, duke postuar një foto me “mikun” e tij Frensis.
“Me Frensis, e diela është edhe më e bukur”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos. Kujtojmë që prej javësh në SHBA ka shpërthyer revolta popullore pas vrasjes së një afroamerikani nga ana e policisë.
