Categories Lajme

Pas vendimit të Kushtetueses, Komiteti i Ekspertëve vendos afatet: Grumbullimet të ndaluara deri më 25 mars

Grumbullimet në vende të hapura apo të mbyllura do të jenë të ndaluara deri më datën 25 Mars. Vendimi është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe është botuar në fletoren zyrtare.

Komiteti rishikoi vendimin e mbledhjes së kaluar, pas vendimit të Gjykatës Kushtetutese për caktimin e afateve konkrete. Në vendimin e ri është bërë ndryshimi i togfjalëshit “deri në një urdhër të dytë” që tashmë zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 25.3.2021”

“Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, si edhe vendimit të Komitetit Teknik nr. 1356, datë11.3.2021,

URDHËROJ: Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, bëhet ndryshimi si vijon: Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 25.3.2021”, thuhet në vendimin e botuar në fletoren zyrtare.

Më 4 dhjetor PR depozitoi një padi ku kërkonte rrëzimin dhe shfuqizimin e urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, të datës 17 nëntor 2019, që ndalon grumbullime me shumë se 10 persona, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë martesore etj, të cilat nuk kishin një afat të fundit se kur mund të mbaronin. Në vendimin e saj pas shqyrtimit të kësaj padie, Gjykata Kushtetuese, deklaroi se vendimi i kufizimeve, pa afat, cenon standardet kushtetuese të nenit 17 të Kushtetutës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME