Categories Lajme

Pas vrasjes së Ramazan Matajt, familja Hasaj u ngujua, babai i 33-vjeçarit: Kam dhënë besën, çështjen ia kam lënë drejtësisë! Izolimi i tyre s’ka lidhje me djalin tim!

Babai i Ramzan Matajt, i cili u vra më 4 janar të këtij viti foli sot përmes një lidhjeje telefonike për ‘News 24″. Fatmir Mataj tha se ngujimi i familjes së autorit të krimit nuk ka lidhje me vrasjen e djalit të tij.

Ai pretendon se ia ka lënë çështjen drejtësisë dhe se i ka thënë familjes Hasa që të dalë lirshëm, të çojë fëmijët në shkollë dhe gratë të dalin për punë.

Sipas tij familja e autorit po manipulona situatën dhe po e përdor ngujimin për të përfituar azil.

Babai i Ramazanit, Fatmir Mataj: Djali im ka pasur të ardhura mjaftueshëm nuk ka pasur nevojën e kurrkujt. Por ngujimi i familjes Hasaj ju kam dhënë besë për disa muaj. Gratë edhe fëmijët të dalin jashtë të bëjnë shkollë të punojnë e t’i bëjnë të tëra. Ja kam çuar fjalën që edhe burrat të dalin.

Misionarët kanë ardh dhe ja kena dhënë leje tërë fisit me dalë jashtë, pa leri ti ça rrejnë e ça flasin ata. Me shku edhe gratë në punë edhe fëmija në shkollë edhe tëra.  S’ka lidhje me djalin tem izolimi i tyre.  Mos të ngujohen të vazhdojnë jetën e tyre, ja kam lënë drejtësisë gjykatës nuk kam punë me ata unë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME