Categories Kuriozitete

Pasagjeri tenton të hapë derën e avionit gjatë fluturimit

Një avion i Transavia ka bërë ulje emergjente pasi një pasagjer tentoi të hapte derën e emergjencës gjatë fluturimit. Avioni po udhëtonte nga Parisi në Marrakesh kur pasagjeri ndërmori aktin e frikshëm, por që u ndal nga ekuipazhi. Avioni u ngrit nga aeroporti i Paris Orly rreth orës 06:45 dhe një zëdhënës i linjës ajrore konfirmoi se mjeti fluturues u ul në të njëjtin aeroport, pasi pasagjeri kërkoi të hapte derën e emergjencës.

“Rreth 15 minuta pasi u ngritëm në fluturim, dëgjova britma të forta. Katër rreshta pas meje disa persona po përpiqeshin të qetësonin një person që po përpiqej të hapte derën e emergjencës,”-tha një pasagjer. “Të gjithë po ulërinin. Më në fund ekuipazhi arriti ta qetësojë dhe e prangosën.” Pasi aeroplani bëri ulje emergjente, burri u mor nga policia. Ndërsa nuk dihen ende arsyet e veprimit të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME