Categories Lajme

Pasaportat diplomatike, Qeveria shtyn afatin e përdorimit

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të shtyrë vlefshmërinë e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit. “Top channel” raporton se, vendimi i marrë së fundmi rrëzon vendimin e marrë më 12 qershor kur u vendos se “formati ekzistues i pasaportës diplomatike dhe shërbimit është i vlefshëm deri në datën 31 dhjetor 2020”. Me vendimin e ri ky afat është shtyrë deri më 31 dhjetor të 2021.

Pika 14 ishte më e kundërshtuara ku parashikohej se: “Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 dhjetor 2019”.

Me vendimin e ri është ndryshuar: “Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 qershor 2020”.

Më herët, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kundërshtoi gjyqësisht vendimin e qeverisë për heqjen e pasaportave diplomatike me pretendimin se po cenohej statusi i gjyqtarëve dhe se VKM-ja e datës 12 qershor 2019, sipas gjyqtarëve, ishte e paligjshme. Gjithsesi, ankimimi i Shoqatës u rrëzua në Gjykatën Administrative, por së fundmi është Qeveria që ndërhyn për të shtyrë afatin e përdorimit. Gjyqtarët janë vetëm një prej kategorive që pajisen me pasaporta diplomatike dhe shërbimi, ashtu si pjesa më e madhe e funksionarëve publikë. /TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME