Një mjek belg ka folur për përvojën e tij “të jashtëzakonshme”, pasi i mbijetoi COVID-19 dhe doli nga kujdesi intensiv pas tre javësh në gjendje kome. “Po shihja fundin tim,” tha Antoine Sassine nga dhoma e tij në spitalin Delta Chirec të Brukselit, ku ai punonte. “Mendova se do të vdisja dhe nuk do të zgjohesha kurrë.”
58-vjeçari dhe ekipi i tij u diagnostikuan të gjithë në spital dhe ai u pranua në njësinë e kujdesit intensiv kur simptomat e tij u përkeqësuan. Sassine ishte vendosur në gjendje kome të induktuar, por thotë se ishte në dijeni të dëshirës së tij për të luftuar sëmundjen dhe se ai kishte vizione edhe për babanë e tij të ndjerë.
Duke përshkruar përvojën si “të jashtëzakonshme”, Sassine, i cili u shpërngul nga kujdesi intensiv të martën, tha: “Pashë babanë tim, i cili vdiq katër vjet më parë. Fola me të. ” “Gëzimi im më i madh ishte kur u zgjova dhe pashë fytyrat e miqve të mi, ishte e papërshkrueshme.”, përfundon ai.