Categories Lajme

Pashka nga Fushë Kuqja kërkon një shtëpi: Kam vajzën me aftësi të kufizuara, më ndihmoni!

Tërmeti ka tronditur më së shumti ato familje të cilat edhe përpara 26 nëntorit, kanë jetuar këmbëkryq me varfërinë dhe fatkeqësitë. E tillë është historia e Pashkë Prekës nga Kurbini, e cila, fle në çadër me tre fëmijë jetimë. Më e madhja, Ela, është me aftësi të kufizuara dhe familja ka vështirësi të menaxhojë veprimet e saj.

Jemi në Fushë Kuqe të Kurbinit. Kjo është shtëpia dhe Pashkë Prekës.  Tërmeti në familjen e saj nuk ka nisur me lëkundjet sizmike. …. Përpara 15 vjetësh, Pashka nga Dukagjini, pranoi kërkesën e një burri 75 vjecar, për tu martuar me të. I shoqi, kishte ende në shtëpi gruan e parë, me të cilën nuk kishte pasur mundësi të kishte një fëmijë. Martesa me Pashkën i dha atij tre fëmijë. Gjonin, të vogëlin, e lindi kur ishte 77 vjec. Më pas ai vdiq 83 vjec së bashku me gruan e parë, duke i lënë Pashkës një barrë të rëndë. Më e rëndë se tërmeti dhe varfëria, është fëmija e tyre e parë. Ela, e cila erdhi në jetë kur Pashka ishte 36 vjec dhe i shoqi, 75. Ela nuk është strehuar në ndonjë qendër të kujdesit mendor, dhe luhatjet e humorit të saj, e vendosin në vështirësi familjen.

Jeta e saj ka qenë përherë e vështirë, qysh kur ka ardhur nuse në këtë shtëpi. Tërmeti i ka lënë jashtë.

Pashka, do vetëm një strehë të sigurt. Dy fëmijët e tjerë premtojnë se do të rrisin rezultatet në mësime, që të mund të përfitojnë bursa studimi për të ardhmen, ndërsa Pashka, ngel me sytë në horizont, se mos dikush do t’i zgjasë dorën./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME