Categories Kuriozitete

Pasi djali 8 vjeç u turpërua nga shenja e lindjes që kishte, babai e bëri tatuazh

Derek Prue Sr, vendosi të mos e lë djalin e tij që të ndihet vetëm dhe i turpëruar. Një baba fitoi respektin e të gjithëve me veprimin që ndërmori kur kuptoi se djali i vet ndihej i turpëruar nga shenja e lindjes që kishte, shkruan “DailyStar”.

Derek Prue, vendosi të bënte një tatuazh të njëjtë me shenjën e lindjes që kishte djali që të ndihej se nuk ishte vetëm, transmeton lajmi.net. Pasi që shenja është shumë e madhe, djali 8 vjeç filloi të jetë shumë i vetëdijshëm për këtë dhe të ndihej i turpëruar kur e shihnin të tjerët. Ai filloi të mbante bluzë veshur në pishinë, gjë që nuk e kishte bërë më parë. Prandaj babai vendosi të mbështeste të birin e vet.

Derek kaloi 30 orë nën gjilpërë për të kopjuar shenjën e të birit. Ai tha se i biri ishte krenarë me shenjën e vetë, por papritmas filloi që ta mbulonte. Ankesa e vetme e babait ishte se tatuazhit iu  desh shumë kohë deri u plotësua në të njëjtën mënyrë si shenja e djalit.

Ai mendonte se do të zgjaste disa orë, por si përfundim u deshën 30 orë punë. Artisti i tatuazhit tha gjithashtu se ishte shumë krenarë që ishte pjesëmarrës në këtë iniciativë të babait për të bërë të birin të ndihet më mirë.

Ai tha se një shenjë e lindjes është diçka që ndikon më emocionet e njerëzve çdo ditë, dhe të gjithë kanë nevojë për një mbështetje të tillë. Buzëqeshja e djaloshit kur tatuazhi ishte i kompletuar sipas artistit ishte diçka që me të vërtetë i ngrohi zemrën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME