Categories Lajme

Pasi i takoi Basha edhe Meta pret ndërkombëtarët: Po t’ju kishim dëgjuar gjendja do ishte ndryshe

Pas takimit që kreu i PD zhvilloi ditën e djeshme me ta edhe Presidenti Ilir Meta është takuar me faktorin ndërkombëtar. Konkretisht me Zëvendës Kryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, deputeten gjermane Katja Leikert si dhe me ambasadorin e Austrisë Johann Sattler .

” Falenderoj angazhimin e posaçëm të Bundestagut dhe veçanërisht të grupit parlamentar CDU/CSU për parandalimin e thellimit të krizës politike në Shqipëri” ky ka qenë reagimi i Presidencës pas takimit me deputeten gjermane Katja Leikert.  Presidenti Meta ndër të tjera ka komentuar edhe situatën politike në vend, me një opozitë jo parlamentare që duket më e përçarë se kurrë, me një datë (13 tetor) që vetë Presidenti ka dekretuar si datë zgjedhjesh lokale, dhe nga ana tjetër qeveria Rama që vijon t’i përmbahet zgjedhjeve të organizuara më 30 qershor të cilat opozita nuk pranoi që të  hynte. Meta pas takimit me Leikert ka thënë se e vetmja zgjidhje e kësaj krize janë zgjedhjet, dhe se 13 tetori është një mundësi që nuk duhet humbur pasi vetëm do e përshkallëzonte më tej atë.

Sipas Metës nëse do të ishin dëgjuar në kohë sugjerimet dashamirëse të drejtuesve të lartë të CDU, gjendja sot do të ishte krejt e ndryshme. Ndërsa ka përmendur edhe rastin e Kosovës që do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mesojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse”, –  theksoi Kreu i Shtetit.

Ndër të tjera Meta ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe vëmendjen e posaçme që Gjermania po i kushton Shqipërisë, rajonit dhe perspektivës sonë europiane.

Po ashtu Kreu i Shtetit ditën e sotme ka zhvilluar një takim edhe me ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler i cili ka përfunduar detyrën e tij në vendin tonë.

Kujtojmë që ky takim i Metës me Leikert dhe Sattler ka ardhur një ditë pasi kreu i opozitës, Lulzim Basha u takua me ta. Pas këtij takimi Basha tha se është në komunikim intensiv me ndërkombëtarët, ndërsa paralajmëroi se do të ketë rikthim protestash dhe emra të tjerë të dënuarish që PS i ka veshur me detyra politike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME