Categories Lajme

Pasioni dhe dashuria për profesionin e bëjnë një mjek të mos ndalet në rrugën e dijes

Pasioni dhe dashuria për profesionin e bëjnë një mjek të mos ndalet në rrugën e dijes. Ky është rasti i Dr.Teuta Haveri e cila pas studimeve, specializimit dhe masterit me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Tiranës, ka vijuar studimet pasuniversitare në Strabologji dhe Oftalmologji pediatrike në Universitetin e Nantës në Francë.

Specializimet në Zvicër, Indi, Austri, etj, kanë thelluar njohuritë e saj mbi teknikat kirurgjikale të kirurgjisë refraktive dhe sëmundjeve të kornesë, mbi teknikat kirurgjikale të kirurgjisë së kataraktës dhe në trajtimin e sëmundjeve të retinës.

Shefe e Shërbimit të Oftalmologjisë në Spitalin Amerikan 1, gama e patologjive të syrit që diagnostikon dhe trajton Dr.Teuta Haveri është e gjerë dhe përfshin të gjitha moshat. Ato nisin nga çrregullimet e shikimit te fëmijët e vegjel, diagnoza dhe korrigjim me lazer i defekteve refraktive si miopia, astigmatizmi, hipermetropia te të rinjtë, diagnoza dhe trajtimi i keratokonusit, trajtimi kirurgjikal dhe medikal i strabizmit (shtrembërimit të syve), për të vijuar me sëmundjet e kornesë, infeksionet e ndryshme, operacionet e kataraktës (perdes së syrit), të retinës, etj.

Transplanti i kornesë dhe korrigjimi i shikimit me lazer prej vitesh realizohen me sukses në Spitalin Amerikan, kjo falë mjekëve tepër të kualifikuar si Dr.Teuta Haveri dhe kushteve moderne që ofron Qendra e Okulistikës në Spitalin Amerikan 1.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com .Spitali Amerikan, përqafoje jetën

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME