E martë, 22 Shtator 2026
Categories Bota, Lajme

Pasojat e koronavirusit/ Studentja kineze shpenzon 20,000 dollarë për tu kthyer në Australi

Karen Ji është një studente kineze që studion për drejtësi dhe tregti në Sidnei të Australisë.

Ajo ishte një nga qindra studentet e prekur nga vendimi i qeverisë australiane që anuloi ardhjen e personave nga Kina në vend për shkak të koronavirusit.

”Bleva një biletë tepër të shtrenjtë për tu kthyer në Australi. Megjithatë fluturimi u anulua dhe më zuri paniku. Kështu që vendosa të udhëtoj nga një vend i tretë në drejtim të Australisë. Ndihem akoma e lodhur sepse më kushtoi shumë para dhe ditë që të kthehesha përsëri”, tha ajo për BBC.

Udhëtarët nga Kina mund të hyjnë në Australi vetëm nëse futen në karantinë për dy javë në një vend të tretë. Ji dhe mamaja e saj ndenjën 16 ditë në Bangkok të Tajlandës, dhe shpenzuan rreth 20,000 dollarë për t’u kthyer në Australi.

Shumë studentë kinezë nuk kanë mundur dot të udhëtojnë drejt një vendi të tretë duke mos u kthyer dot në shtetet ku ata studiojnë. Universitetet kanë ofruar grante prej 7,500 dollarësh për të ndihmuar studentët. Studentët kinezë përbejnë pjesën më të madhe të shtetasve të huaj që studiojnë në Australi.

”Ne kontribuojmë shumë para në Australi çdo vit. Njoh disa shtetas australianë që e kanë pëlqyer vendimin për të na ndaluar që të kthehemi këtu, është gjë e mirë për ta dhe për sigurinë e tyre.  Mendoj se është e vështirë të gjykohet në këto momente vendimi i qeverisë asutraliane. Jam shumë e lumtur që u ktheva këtu për të vazhduar studimet”, tha Ji.

/Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME

Zbuloni më tepër nga Vlora News

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin