Categories Lajme

Pastroi 4 mld USD nëpërmjet monedhave virtuale

3 shtete kërkojnë ekstradimin nga Greqia të “Mister Bitcoin” I njohur më gjithë botën me emrin “Mister Bitcoin”, 40-vjeçari rus Aleksandër Vinik u arrestua në Korrik 2017 në gadishullin grek të Halkidikisë, ku po pushonte me familjen.Ndaj tij ka një urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet amerikane, me akuzën e pastrimit të parave, në shumën 4 miliardë Dollarë. Sipas akuzës, këtë aktivitet të paligjshëm ai e kryente përmes platformës Bitcoin per llogari të grupeve të ndryshme kriminale.

Përveç Shteteve të Bashkuara, kërkesa për ekstradimin e tij kanë bërë edhe Franca e Rusia. Gjykata e Lartë e Greqisë është shprehur pozitivisht për të trija kërkesat, por ende nuk ka një vendim nga ministri i Drejtësisë, firma e të cilit i jep çështjes drejtimin përfundimtar.Aleksandër Vinik e konsideron veten si të burgosur politik dhe për muaj të tërë bëri grevë urie. Tashmë, Gjykata e Lartë greke pritet të shqyrtojë kërkesën e tij për t’u lënë i lirë apo të ekstradohet në Rusi. Avokatja e Vinikut dhe nëna tij, në një konferencë për shtyp në Athinë, thanë se ai po mbahet në paraburgim për 27 muaj, në kohën që sipas ligjit, periudha maksimale është jo më e madhe se 18 muaj. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME