Categories Lajme

Patozi: Synojmë të jemi forcë përcaktuese në qeverisje

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, i ftuar në emisionin ‘Pushteti’ në Fax News u shpreh se kjo parti synon që në këto zgjedhje të marrë mbështetjen e qytetarëve shqiptar në mënyrë që të arrijë të jetë forcë përcaktuese në qeverisje pasi gjërat mund të ndryshojnë duke qenë pjesë e ekzekutivit të nesërm sesa po të ishim në opozitë. Sipas Patozit, risija e kësaj partije është përfaqësimi nga të rinj dhe të reja të cilët janë futur për herë të parë në politikë dhe prej tyre do të arrihet suksesi.

Ai tha se Shqipëria ndodhet në një regjim kryetarokracie ku e gjithë skena politike është  përqendruar në duart e dy apo tre personave dhe dëshira, vullneti e humori i tyre prevalon mbi çdo gjë tjetër. “Çdo parti politike sado fjalë të bukura, projekte, programe në finale ballafaqohet me votën dhe ne jemi duke kërkuar ata shqiptarë të cilat gjërat i mendojnë përgjithësisht si ne, por jo domosdoshmërisht si ne dhe që kanë një lloj valence elektorale.

Ne synojmë që në këto zgjedhje të marrim mbështetjen e qytetarëve shqiptarë që gjejnë tek Bindja Demokratike forcën më të afërt, më afër vizionit të tyre për ndryshimin për politikën në Shqipëri dhe që sigurisht pastaj pasi ta marrim ne synojmë që të jemi forcë mundësisht forcë përcaktuese qeverisje sepse mendojmë që gjërat mund t’i ndryshojmë duke qenë pjesë e institucioneve, pjesë e ekzekutivit të nesërm më mirë sesa po të ishim në opozitë.

Pjesa më e madhe e atyre që do të jenë ekipi përfaqësuese i Bindjes Demokratike do të jenë të ri dhe të reja të cilët futen për herë të parë në këtë xhungël politike dhe unë kam shumë besim pikërisht prej atyre do të vij edhe suksesi. Shqipëria sot është e mbërthyer në darën e një regjimi hibrid, një lloj regjimi kryetarokracie ku dy tre persona janë pronarët e skenës politike në Shqipëri dhe vullneti, dëshira apo humori i tyre prevalon mbi gjithçka tjetër”, tha Patozi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME