Categories Lajme

PD flet me emra, Balliu: Një kri*inel si Lul Berisha po bëhet biznesmen nafte

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu konfirmoi se opozita po vazhdon aksionin madhor për të rrëzuar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste nga pushteti. I ftuar në ‘’Fax News’’, ai akuzoi kreun e qeverisë Rama për lirimin e personave të dënuar dhe me të kaluar kriminale duke përmendur rastin e Lulzim Berishës, i cili flitet se do të bëhet pronar i një kompanie nafte.

‘’Asnjë hap pas dhe kompromis për interesat kombëtare, për vjedhjet masive ndaj qytetarëve shqiptarë me anë të projekteve abusive dhe aferave të mëdha korruptive. Rruga Milot-Balldren nuk duhet të ishte as 30% e vlerës që ka sot, por këto abuzime kanë bërë që të rriten të gjitha faturat ndaj qytetarëve si dhe të mos rriten pagat dhe pensionet. Jemi i vetmi vend që një kriminel i njohur për Policinë dhe çdo qeveri, sot po bëhet biznesmen dhe po na merr një kompani nafte, që quhet Lulzim Berisha, dhe ky pronari ndodhet nën masën ‘arrest shtëpie’. Po si mundet që një kriminel të bëjë biznes nga arresti shtëpiak, kjo ndodh vetëm për shkak të Edi Ramës” , u shpreh Balliu Ndërsa në lidhje me veprimtarinë e PD-së gjatë sezonit të ri parlamentar, Balliu theksoi se protestat do të rikthehen sërish në kundërshtim të qeverisjes së PS-së.

‘’Ne vijojmë takimet intensive në të gjithë Shqipërinë, Basha gjatë gjithë kohës ka lëvizur në çdo qytet e shumë fshatra të vendit, ndërsa edhe protesta të ndryshme janë bërë përgjatë gjithë verës. Natyrisht që aksioni opozitar nuk ëstë ndaluar për asnjë sekond të vetëm dhe nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës”, deklaroi ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME